Sureja Ez-Zukhruf (Stolitë — الزخرف) (Ajet 3)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




43 Ez-Zukhruf(الزخرف), Ajet 3

إِنَّا جَعَلْنَاهُ قُرْآنًا عَرَبِيًّا لَعَلَّكُمْ تَعْقِلُونَ 3 ٣

Na e kemi bërë (këtë libër) Kur’anin në gjuhën arabe, për ta kuptuar ju, (3)

Tefsiri

Ne e shpallëm Kur'anin në arabisht, që ju ta kuptoni. -

Është Allahu që e shpalli Kur'anin madhështor në gjuhën më të zgjedhur, më të qartë, më të kuptueshme, pra, në gjuhën arabe. Më pas, i Lartësuari tregon qëllimin e shpalljes së Kur'anit në arabisht, duke thënë: “... që ju ta kuptoni.”. Pra, Ai e përzgjodhi këtë gjuhë për Kur'anin, që mesazhit i Tij të jetë më i kuptueshëm dhe më i kapshëm për mendjen tonë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë