Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَإِنَّهُ لَذِكْرٌ لَكَ وَلِقَوْمِكَ ۖ وَسَوْفَ تُسْأَلُونَ
Kur’ani me të vërtetë, është nderë për ty dhe popullin tënd; e ju do të pyeteni! (44)
Me të vërtetë, ai
(Kur'ani)është lëvdatë e madhe për ty dhe për popullin tënd,... -
Kur'ani madhështor është famë dhe lavdi për ty dhe për popullin tënd. Ai është një vlerë e jashtëzakonshme dhe mirësi e paçmueshme për ju. Nëpërmjet Kur'anit, Allahu i Madhëruar ju udhëzon në mirësitë e dynjasë dhe të ahiretit dhe ju nxit që të punoni për t’i arritur ato. Gjithashtu, Ai ju mëson si të ruheni nga ligësitë dhe ju paralajmëron që të largoheni prej tyre.... dhe për këtë
(mirësi)do të përgjigjeni. -
Kuptimi: Ju do të përgjigjeni për Kur'anin: a keni përfituar prej tij dhe jeni lartësuar me të, apo e keni shpërfillur atë, duke mos e vënë në zbatim?! A do të jetë ai provë kundër jush apo pro jush?!Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë