Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَنَادَىٰ فِرْعَوْنُ فِي قَوْمِهِ قَالَ يَا قَوْمِ أَلَيْسَ لِي مُلْكُ مِصْرَ وَهَٰذِهِ الْأَنْهَارُ تَجْرِي مِنْ تَحْتِي ۖ أَفَلَا تُبْصِرُونَ
Dhe, Faraoni nisi të thërrasë popullin e vet: “O populli im! Vallë, a nuk më përket mua sundimi i Misirit (Egjiptit) dhe këto degë të lumit që po rrjedhin pranë meje; a nuk shihni? (51)
Ndërkohë, Faraoni thirri popullin e vet e u tha: ... -
Me një arrogancë të pashembullt, i mashtruar nga pushteti, pasuria dhe forcat e tij, Faraoni tha:“O populli im! A nuk janë nën pushtetin tim Egjipti dhe këta lumenj, që rrjedhin nën pallatin tim?! A nuk po shikoni?” -
Shumë degëzime të Nilit kalonin përmes kështjellave dhe kopshteve plot bimësi të Faraonit, prandaj ai thoshte: “A nuk e shihni gjithë këtë mbretëri e bukuri, që kam nën këmbët e mia?! A nuk tregojnë ato për madhështinë time?” Fjalët e Faraonit dëshmonin se sa injorant i madh ishte ai, pasi ai lëvdohej me gjëra që nuk kishin lidhje me meritat dhe veten e tij. Ai nuk lëvdohej për ndonjë cilësi të mirë që kishte apo për ndonjë vepër të drejtë. Për të ishte e drejtë mburrja me pasurinë e pushtetin, nëpërmjet të cilave, në fakt, Allahu sprovon cilin të dëshirojë. Faraoni, me injorancën e tij të thellë, vazhdonte të lëvdohej duke thënë:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë