Sureja Ez-Zukhruf (Stolitë — الزخرف) (Ajet 53)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




43 Ez-Zukhruf(الزخرف), Ajet 53

فَلَوْلَا أُلْقِيَ عَلَيْهِ أَسْوِرَةٌ مِنْ ذَهَبٍ أَوْ جَاءَ مَعَهُ الْمَلَائِكَةُ مُقْتَرِنِينَ 53 ٥٣

Sikur t’iu kishin vënë atij bylyzykët e florinjtë, ose sikur të kishin ardhur bashkë me të (pranë) engjëjt?” (53)

Tefsiri

“Përse nuk i janë dhënë atij bylyzykë floriri?” -

Kuptimi: Përse Musai nuk erdhi i stolisur me bizhuteri, por vjen në këtë gjendje? Pra, këto ishin kriteret e tij për të vlerësuar rëndësinë ose jo të njerëzve.

“Përse nuk kanë ardhur melekë bashkë me të, si shoqërues?” -

Përse Musai nuk erdhi i shoqëruar nga melekët, që ta ndihmonin dhe t’i shërbenin si vërtetim i fjalëve dhe mesazhit të tij? A thua se, nëse do të ndodhnin këto, atëherë ata do ta besonin Musain! A thua se gjithë ato mrekulli të tjera, që ata i panë me sy, nuk ishin të mjaftueshme! E vërteta është se këto ishin thjesht justifikime të Faraonit për të mos besuar dhe përpjekje për të manipuluar mendjen dhe arsyen e popullit të tij, siç thotë i Madhëruari më pas:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë