Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
فَاخْتَلَفَ الْأَحْزَابُ مِنْ بَيْنِهِمْ ۖ فَوَيْلٌ لِلَّذِينَ ظَلَمُوا مِنْ عَذَابِ يَوْمٍ أَلِيمٍ
Grupet e ndryshme u grindën në mes tyre. Mjerë ata që kanë bërë zullum – nga dënimi i Ditës së dhembshme! (65)
Por palët u përçanë mes tyre. -
Edhe pasi Isai (a.s.) solli këto argumente, grupacionet u përçanë mes tyre. Secili grup kishte nga një ide të gabuar për Isain, duke hedhur poshtë kështu mesazhin e vetë Isait (a.s.). Përjashtim bënë vetëm besimtarët e sinqertë të udhëzuar nga Zoti, të cilët e besuan Isain si profet të zgjedhur dhe pranuan gjithçka që ai solli prej Zotit të tij. Ata e besuan ashtu sikurse ai ishte në të vërtetë, si rob e adhurues i Zotit dhe si profet i Tij.Mjerë keqbërësit për dënimin e Ditës së Dhembshme! -
Mjerë zullumqarët, për dënimin dhe dëshpërimin e madh që do të përjetojnë atë ditë të dhimbshme dhe të vështirë.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë