Sureja Ez-Zukhruf (Stolitë — الزخرف) (Ajet 71)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




43 Ez-Zukhruf(الزخرف), Ajet 71

يُطَافُ عَلَيْهِمْ بِصِحَافٍ مِنْ ذَهَبٍ وَأَكْوَابٍ ۖ وَفِيهَا مَا تَشْتَهِيهِ الْأَنْفُسُ وَتَلَذُّ الْأَعْيُنُ ۖ وَأَنْتُمْ فِيهَا خَالِدُونَ 71 ٧١

Ata do të jenë të shërbyer me pjata dhe gota prej ari; aty (në xhennet) do të ketë çka t’u dojë shpirti, dhe me çka kënaqet syri, në te do të qëndrojnë përgjithmonë. (71)

Tefsiri

Aty do t’u shërbejnë me enë e kupa të arta. -

Mes tyre do të vërtiten shërbëtorët, djelmosha të përjetshëm, që servirin plot hijeshi ushqimet me enë të bukura prej floriri e argjendi. Edhe pijet do t’u shërbehen me gota të mrekullueshme, që janë prej argjendi dhe të tejdukshme.

Aty ka çdo gjë që shpirti e dëshiron dhe syri e pëlqen. -

Në Xhenet, banorët do të kenë gjithçka që ua pëlqen shpirti dhe syri. Ky ajet është gjithëpërfshirës në kuptimin e tij. Këto fjalë përfshijnë në përshkrimin e tyre çdo mirësi e gëzim që të kënaq syrin dhe shpirtin. Kështu, besimtarët do të gjejnë në Xhenet çdo gjë që dëshiron shpirti e trupi i tyre, qofshin ato ushqime, pije, veshje apo marrëdhënie. Sytë e tyre do të kënaqen me pamjet e mrekullueshme të Xhenetit, si me bimësinë e dendur, me ndërtesat madhështore dhe me gjithçka rreth e rrotull. Të gjitha ato janë për ta dhe atje do të jenë përjetësisht. Çdo gjë në Xhenet është e përkryer në gradën më të lartë të bukurisë dhe hijeshisë, sikurse thotë i Madhëruari: “Ata do të kenë atje fruta dhe gjithçka që dëshirojnë.” Atyre u thuhet edhe diçka tjetër, që ua shton edhe më tepër kënaqësinë dhe lumturinë:

Aty do të jeni të përjetshëm. -

Kjo e vulos lumturinë e banorëve të Xhenetit. Përjetësia në të do të thotë që të gjitha këto mirësi do të jenë të pandërprera, madje në rritje të vazhdueshme.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë