Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
فَذَرْهُمْ يَخُوضُوا وَيَلْعَبُوا حَتَّىٰ يُلَاقُوا يَوْمَهُمُ الَّذِي يُوعَدُونَ
Lëni ata le të zhyten (në të këqia) dhe le të argëtohen derisa të takohen në ditën që u është premtuar (Dita e Kijametit). (83)
Lëri ata të zhyten më thellë
(në padrejtësitë e tyre)dhe të argëtohen,... -
Lëri ata të zhyten në të kotën dhe të luajnë me gjëra të paqena e të pavërteta. Njohuritë e tyre janë të dëmshme dhe aspak të dobishme. Ata merren me dituri të dëmshme, nëpërmjet së cilës synojnë të përmbysin të vërtetën, që profetët sollën. Ndërsa veprat e adhurimet e tyre janë me të vërtetë mendjelehtësira. Ato janë vepra nëpërmjet të cilave shpirti nuk mund të pastrohet dhe vepra që nuk prodhojnë dituri e mirësi. Për këtë arsye, Allahu i Madhëruar i paralajmëron për atë që i pret në Ditën e Gjykimit:... derisa të arrijnë ditën
(e dënimit)që u është kërcënuar. -
Atë ditë do të shohin realisht se çfarë kanë arritur me gjynahet dhe padrejtësitë e tyre. Atë ditë do të vuajnë ndëshkimin dhe dëshpërimin e pafund.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë