Sureja Ez-Zukhruf (Stolitë — الزخرف) (Ajet 83)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




43 Ez-Zukhruf(الزخرف), Ajet 83

فَذَرْهُمْ يَخُوضُوا وَيَلْعَبُوا حَتَّىٰ يُلَاقُوا يَوْمَهُمُ الَّذِي يُوعَدُونَ 83 ٨٣

Lëni ata le të zhyten (në të këqia) dhe le të argëtohen derisa të takohen në ditën që u është premtuar (Dita e Kijametit). (83)

Tefsiri

Lëri ata të zhyten më thellë

(në padrejtësitë e tyre)

dhe të argëtohen,... -

Lëri ata të zhyten në të kotën dhe të luajnë me gjëra të paqena e të pavërteta. Njohuritë e tyre janë të dëmshme dhe aspak të dobishme. Ata merren me dituri të dëmshme, nëpërmjet së cilës synojnë të përmbysin të vërtetën, që profetët sollën. Ndërsa veprat e adhurimet e tyre janë me të vërtetë mendjelehtësira. Ato janë vepra nëpërmjet të cilave shpirti nuk mund të pastrohet dhe vepra që nuk prodhojnë dituri e mirësi. Për këtë arsye, Allahu i Madhëruar i paralajmëron për atë që i pret në Ditën e Gjykimit:

... derisa të arrijnë ditën

(e dënimit)

që u është kërcënuar. -

Atë ditë do të shohin realisht se çfarë kanë arritur me gjynahet dhe padrejtësitë e tyre. Atë ditë do të vuajnë ndëshkimin dhe dëshpërimin e pafund.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë