Sureja Ez-Zukhruf (Stolitë — الزخرف) (Ajet 88)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




43 Ez-Zukhruf(الزخرف), Ajet 88

وَقِيلِهِ يَا رَبِّ إِنَّ هَٰؤُلَاءِ قَوْمٌ لَا يُؤْمِنُونَ 88 ٨٨

E, fjala e tij (Muhammedit), është: “O Zoti im, me të vërtetë, ky është popull që nuk beson. (88)

Tefsiri
Ai (Muhamedi)

tha: “O Zoti im! Vërtet, këta janë njerëz që nuk besojnë.” -

Ky ajet ka lidhje me fjalinë e mësipërme: “Vetëm Ai e di çastin e Kijametit.”. Domethënë, vetëm Ai ka dijeni për Kijametin, ashtu si edhe për fjalët e Profetit (a.s), kur tha: “Këta janë njerëz që nuk besojnë”. Pra, Allahu i Madhëruar e ka dëgjuar edhe ankesën e Profetit, që flet me shqetësim për refuzimin e popullit të tij. Allahu ka dijeni të plotë për gjendjen e tyre dhe është i Plotfuqishëm që t’ua përshpejtojë ndëshkimin, por Ai tregohet Halim - i Butë e Tolerues, që nuk nxitohet të ndëshkojë, por afatizon, që robërit të mund të pendohen dhe të kthehen në udhën e drejtë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë