Sureja Ed-Duhan (Tymi — الدخان) (Ajet 12)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




44 Ed-Duhan(الدخان), Ajet 12

رَبَّنَا اكْشِفْ عَنَّا الْعَذَابَ إِنَّا مُؤْمِنُونَ 12 ١٢

(mohuesit) atëherë, do të thonë: “O Zoti ynë, lirona prej dënimit, na, me siguri do të besojmë! (12)

Tefsiri
Qëndro në pritje të ditës kur qielli të lëshojë një tym të qartë. Ai do t’i mbulojë njerëzit e ky do të jetë një ndëshkim i dhembshëm. “Zoti ynë! Largoje dënimin prej nesh! Ne tashmë jemi besimtarë.” -

Kuptimi: Prit ndëshkimin që do t’u vijë, sepse koha e tij është afruar. Një tym do t’i gllabërojë të gjithë ata, të cilëve do t’u thuhet: “Ky është një ndëshkim i dhembshëm”. Shpjeguesit e Kur'anit kanë mendime të ndryshme rreth kuptimit të këtij tymi të dukshëm, që do të vijë si ndëshkim. Disa thonë se flitet për tymin që do të përfshijë kriminelët Ditën e Gjykimit, atëherë kur zjarri i Xhehenemit do t’u afrohet atyre. Me këtë kuptim, Allahu i Madhëruar i kërcënon ata me këtë ndëshkim, që do të ndodhë Ditën e Gjykimit dhe, njëkohësisht, e urdhëron Profetin e Tij që të presë me durim këtë ditë të vështirë për mohuesit. Ky kuptim është në përputhje me stilin e Kur'anit, që vazhdimisht kërcënon mohuesit dhe na porosit që të bëjmë durim, derisa të vijë dita e ndëshkimit të tyre. Edhe ky ajet, nga njëra anë, kërcënon mohuesit me ndëshkimin e Ditës së Gjykimit, që ata të kthehen në rrugën e drejtë dhe, nga ana tjetër, qetëson Profetin dhe besimtarët, duke i porositur ata që të jenë të durueshëm, se ndëshkimi i të padrejtëve, që i luftojnë dhe u shkaktojnë mundime, do të ndodhë patjetër dhe drejtësia do të vihet në vend. Këtë mënyrë shpjegimi e përforcon edhe vazhdimi i këtij ajeti, që thotë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë