Sureja Ed-Duhan (Tymi — الدخان) (Ajet 17)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




44 Ed-Duhan(الدخان), Ajet 17

وَلَقَدْ فَتَنَّا قَبْلَهُمْ قَوْمَ فِرْعَوْنَ وَجَاءَهُمْ رَسُولٌ كَرِيمٌ 17 ١٧

Me të vërtetë, Na qysh më parë e kemi vënë në sprovë popullin e Faraonit, e atyre u pat ardhur pejgamberi fisnik. (17)

Tefsiri
Pasi foli për ata që mohuan profetin e Tij, Muhamedin (a.s.), Allahu i Madhëruar tregon se edhe para tyre ka patur mohues të profetëve. Kështu, Ai rrëfen ngjarjen që i ndodhi Musait dhe mohuesve të tij. Në këtë histori kujtohet dënimi që goditi jobesimtarët e asaj kohe, në mënyrë që ata të kohës së Muhamedit (a.s.) të nxirrnin mësim dhe të mos vazhdonin me refuzimin e Profetit dhe të Shpalljes. I Madhëruari thotë:

Përpara tyre, Ne sprovuam popullin e Faraonit dhe atyre u erdhi një i dërguar i zgjedhur. -

Kuptimi: Allahu i vuri në provë ata, duke u dërguar profetin Musa, të birin e Imranit, njërin nga më të nderuarit dhe më të zgjedhurit e profetëve të Tij, që ishte i shquar për fisnikëri të lartë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë