Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَإِنْ لَمْ تُؤْمِنُوا لِي فَاعْتَزِلُونِ
e, nëse nuk më besoni, atëherë (bile) largohuni prej meje! (21)
“Unë i jam mbështetur Zotit tim dhe Zotit tuaj, që ju të mos më vrisni me gurë. Nëse nuk më besoni, atëherë largohuni prej meje!” -
Kuptimi: Unë kërkoj mbrojtje te Zoti, që ju të mos më vrisni me formën më të keqe, që është vrasja me gurë. Ju keni këto mundësi: së pari, të më besoni dhe të pranoni ftesën time për adhurimin e Allahut, dhe ky është qëllimi im. Nëse nuk e pranoni këtë, atëherë mos më luftoni, por më lini të lirë. Por ata i refuzuan të dyja alternativat. Ata vazhduan me kryelartësi duke refuzuar adhurimin e Allahut dhe duke luftuar profetin e Allahut, Musain (a.s). Madje, ata vendosën për të mos e lejuar Musain të largohej me popullin e tij, me bijtë e Israilit.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë