Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
فَدَعَا رَبَّهُ أَنَّ هَٰؤُلَاءِ قَوْمٌ مُجْرِمُونَ
(Nuk dëgjuan ata) dhe ai e thirri Zotin e tij: “Me të vërtetë, ky është popull mëkatarë!” (22)
iu lut Zotit të vet: “Këta janë vërtet një popull keqbërës!” -
Krimi i tyre e bënte të pashmangshëm përshpejtimin e ndëshkimit mbi ta. Musai (a.s) u lut kundër Faraonit dhe rrethit të tij thjesht duke treguar gjendjen e tyre, dhe kjo është më domethënëse sesa lutja e drejtpërdrejtë. Po në këtë mënyrë, pra, thjesht duke përmendur gjendjen, Musai u lut edhe për veten e vet, kur tha: “O Zoti im, unë jam nevojtar për çdo mirësi që të më japësh!” [Kasas 24]. Më pas, Allahu i Madhëruar e urdhëroi që të nisej në udhëtim me robërit e Tij natën, duke e njoftuar se Faraoni do t’i ndiqte nga pas:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë