Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
فَمَا بَكَتْ عَلَيْهِمُ السَّمَاءُ وَالْأَرْضُ وَمَا كَانُوا مُنْظَرِينَ
Nuk i vajtoi ata as qielli as Toka, nuk u lanë ata (për t’u dënuar në një kohë tjetër), (29)
Për ta nuk vajtuan as qielli e as Toka ... -
Kur Allahu i Madhëruar e shkatërroi Faraonin me ushtrinë e tij, për ta nuk qanë as qielli e as toka. Askush nuk u shqetësua e nuk trishtua për largimin e tyre nga dynjaja. Madje, përkundrazi, çdo gjë u gëzua dhe u kënaq me shkatërrimin e tyre. Edhe qielli, edhe toka u kënaqën me këtë ndëshkim të drejtë të të Lartësuarit, sepse ata lanë pas vepra të këqija, që ua kishin nxirë fytyrat. Ata e bënë të meritueshëm mallkimin dhe derdhjen e zemërimit nga Zoti dhe nga e gjithë bota....dhe as nuk patën kohë
(që ti shpëtonin ndëshkimit). - Atyre nuk iu la afat, domethënë nuk iu shty ndëshkimi, por i përfshiu menjëherë. Më pas, Allahu i Madhëruar u kujton bijve të Israilit mirësitë, kur thotë:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë