Sureja Ed-Duhan (Tymi — الدخان) (Ajet 33)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




44 Ed-Duhan(الدخان), Ajet 33

وَآتَيْنَاهُمْ مِنَ الْآيَاتِ مَا فِيهِ بَلَاءٌ مُبِينٌ 33 ٣٣

dhe u kemi dhënë argumente, në të cilat ka sprova të qarta. (33)

Tefsiri

... E u dhamë shenja, në të cilat kishte prova të qarta. -

Bijve të Israilit u dhanë shenja dhe mrekulli madhështore, të cilat ishin treguese të mirësisë dhe bujarisë së madhe të Allahut të Lartësuar. Ato ishin, gjithashtu, prova të padiskutueshme për vërtetësinë e Shpalljes që Musai përcillte, gjë e cila kërkon mirënjohje dhe përkushtim të plotë në adhurimin e Zotit si Një të vetëm.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë