Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَمَا خَلَقْنَا السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ وَمَا بَيْنَهُمَا لَاعِبِينَ
Na, nuk i kemi krijuar qiejt dhe Tokën, as atë që gjendet në mes tyre, për t’u zbavitur (pa qëllim), (38)
Ne nuk i krijuam qiejt, Tokën dhe ç’ka ndërmjet tyre për t’u zbavitur. Ne i krijuam ato veçse me një qëllim të caktuar... -
Duke treguar se Ai nuk i krijoi qiejt dhe Tokën kot dhe pa qëllim, Allahu i Madhëruar dëshmon rreth pushtetit të Tij absolut dhe për urtësinë e Tij të plotë. Ai i krijoi ato veçse për një qëllim të madh: për të qenë dëshmuese të së vërtetës. Allahu i Madhëruar e solli këtë botë në ekzistencë që krijesat ta adhurojnë Atë si Një, të Vetëm dhe të Pashoq, që t’i urdhërojë robërit dhe t’i ndalojë ata, që t’i shpërblejë e t’i ndëshkojë, sipas asaj që meritojnë....por shumica e tyre nuk dinë. -
Prandaj nuk mendojnë thellë mbi qëllimin e krijimit të qiejve dhe të Tokës.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë