Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
فَارْتَقِبْ إِنَّهُمْ مُرْتَقِبُونَ
andaj prit ti (të shohësh çka do të bëhet me ta), por edhe ata presin (çka do të bëhet me ty)! (59)
Prandaj ti prit, sepse edhe ata janë duke pritur. -
Kuptimi: Ti prit, se do ta shohësh fitoren që Zoti të ka premtuar, e t’i do të lumturohesh. Edhe ata le të presin, se do ta shikojnë shpejt ndëshkimin, që do t’i godasë ashpër. Pra, ka ndryshim të madh mes këtyre dy pritjeve. Profeti i Zotit dhe pasuesit e rrugës së tij presin të mirën në dynja dhe në ahiret. Ndërsa kundërshtarët e tyre presin të keqen dhe dëshpërimin e madh në dynja dhe në ahiret. Këtu përfundon edhe tefsiri i sures Duhan. Falënderimi dhe mirënjohja e plotë i takojnë vetëm Allahut të Madhëruar!Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë