Sureja El-Xhathije (Të Uluarit — الجاثية) (Ajet 10)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




45 El-Xhathije(الجاثية), Ajet 10

مِنْ وَرَائِهِمْ جَهَنَّمُ ۖ وَلَا يُغْنِي عَنْهُمْ مَا كَسَبُوا شَيْئًا وَلَا مَا اتَّخَذُوا مِنْ دُونِ اللَّهِ أَوْلِيَاءَ ۖ وَلَهُمْ عَذَابٌ عَظِيمٌ 10 ١٠

Para tyre është xhehennemi, dhe nuk do t’ju ndihmojë asgjë ng ato që kanë fituar, as ata (idhujtë) që i kanë marrë, pos Perëndisë, për mbrojtës! Ata i pret mundim i madh. (10)

Tefsiri
Përpara tyre ndodhet Xhehenemi. Atyre nuk do t’u bëjnë aspak dobi ato që kanë grumbulluar dhe as ata, të cilëve u kërkojnë ndihmë në vend të Allahut. Ata do të vuajnë një dënim të ashpër. -

Atyre nuk do t’u bëjnë dobi pasuritë që kanë fituar në botë dhe as miqtë apo zotat, të cilëve iu luten e kërkojnë mbështetje. Ata do t’u kërkojnë ndihmë, por idhujt e tyre do t’i lënë në baltë në momentet më të nevojshme. Pasi foli për shenjat e Tij të sjella në Kur'an, për dëshmitë që gjenden në krijimin e Tij dhe për faktin që njerëzit ndahen në dy grupe, në lidhje me përfitimin apo jo prej shenjave të Tij, Allahu i Madhëruar pohon një tjetër fakt të rëndësishëm: Kur'ani i përmban të gjitha qëllimet e larta, të cilat çdo njeri duhet të përpiqet që t’i arrijë, dhe është udhëzues i qartë për arritjen e mirësive të dynjasë dhe të ahiretit. Kështu, i Madhëruari thotë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë