Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
هَٰذَا هُدًى ۖ وَالَّذِينَ كَفَرُوا بِآيَاتِ رَبِّهِمْ لَهُمْ عَذَابٌ مِنْ رِجْزٍ أَلِيمٌ
Ky është (Kur’ani) udhërrëfyes në rrugën e drejtë, e ata që nuk besojnë argumentet e Zotit të tyre, për ta ka mundim të madh, të dhembshëm. (11)
është një udhëzim madhështor.
Këtu bëhet një përshkrim i përgjithshëm i Kur'anit. Ky libër na udhëzon duke na mundësuar njohjen e Allahut të Madhëruar, me cilësitë e Tij të mrekullueshme dhe të pastra nga çdo mangësi, si dhe me veprat e Tij të lavdëruara. Kur'ani na mundëson njohjen e profetëve të Allahut, të të dashurve e të zgjedhurve të Tij, si dhe na prezanton qartë armiqtë e Tij, duke bërë një përshkrim të plotë të secilit grup. Ai udhëzon drejt punëve të mira dhe inkurajon për kryerjen e tyre, ashtu siç na qartëson se cilat janë vepra të këqija dhe na ndalon nga ato. Kur'ani na tregon me detaje se si do të jetë shpërblimi për veprat e robërve, në këtë dynja dhe në ahiret. Të udhëzuarit që përfitojnë nga mësimet e Kur'anit, do të gjejnë lumturinë, ndërsa ata që nuk i pranojnë mësimet e tij i pret diçka tjetër:Ndërsa ata që nuk i pranojnë faktet e Zotit të tyre, i pret një dënim poshtërues dhe i mundimshëm. -
Për ata që mohojnë faktet e Zotit, të cilat janë të qarta e të prera, është përgatitur një ndëshkim poshtërues dhe i dhembshëm, sepse ato fakte i mohojnë veçse të shfrenuarit në tejkalimin e kufijve të Zotit.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë