Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَإِنَّهُ لَعِلْمٌ لِلسَّاعَةِ فَلَا تَمْتَرُنَّ بِهَا وَاتَّبِعُونِ ۚ هَٰذَا صِرَاطٌ مُسْتَقِيمٌ
Me të vërtetë, ai (Isai), është shenjë e Çastit (Ditës së Kijametit), ardhjen e të cilit mos e dyshoni kurrsesi. Ndiqeni (rrugën time); kjo është rruga e drejtë! (61)
është parashenjë e Kjametit, ... -
Isai (a.s) ishte shenjë që dëshmonte për vërtetësinë e ringjalljes. Kështu, Ai që është i plotfuqishëm për të krijuar një njeri me nënë dhe pa babë, Ai është i plotfuqishëm që t’i ringjallë të vdekurit nga varret e tyre. Gjithashtu, Isai (a.s) do të zbresë në tokë në fazën e fundit të kësaj bote, zbritje e cila do të jetë një nga shenjat e afrimit të Kijametit.... prandaj kurrsesi mos dyshoni në të
(në Ditën e kjametit), por pasoni rrugën time... -
Kurrsesi mos dyshoni në vërtetësinë e Ditës së Ringjalljes, ditë kur çdokush ka për t’u shpërblyer sipas meritës e veprave. Dyshimi në këtë ditë është tregues i mosbesimit në Zotin. Besoni çdo gjë që jeni urdhëruar të besoni dhe pasoni rrugën e Zotit, duke zbatuar urdhëresat dhe duke iu larguar ndalesave të Tij.... Kjo është rruga e drejtë! -
Rruga e drejtë, ajo që të çon te Zoti Krenar dhe i Lartësuar, është besimi i plotë i gjithçkaje që Zoti ka urdhëruar të besohet dhe pasimi i rrugës së Profetit të Tij.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë