Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
اللَّهُ الَّذِي سَخَّرَ لَكُمُ الْبَحْرَ لِتَجْرِيَ الْفُلْكُ فِيهِ بِأَمْرِهِ وَلِتَبْتَغُوا مِنْ فَضْلِهِ وَلَعَلَّكُمْ تَشْكُرُونَ
Perëndia është Ai që ju ka nënshtruar juve detin, që, nëpë të me urdhërin e Tij, të lundrojnë anijet, për t’i kërkur dhuntitë e Tij dhe për të qenë ju mirënjohës. (12)
Allahu është Ai që nënshtroi detin për ju, në mënyrë që mbi të, me lejen e Tij, të lundrojnë anijet. -
Allahu i Lartësuar na tregon për disa mirësi, që Ai u ka dhuruar robërve të Tij. Është Ai që, me ligjet fizike që ka vendosur, u ka bërë të mundur atyre të lëvizin në det me anije. Më pas, Allahu i Madhëruar thotë:Kështu ju mund të kërkoni prej mirësive të Tij dhe të jeni mirënjohës. -
Kështu mund të arrini të realizoni shumë të mira, siç është edhe tregtia, prandaj të jeni mirënjohës ndaj Allahut të Lartësuar. Nëse tregoni mirënjohje ndaj Tij, Ai ka për t’jua shtuar mirësitë që ju ka dhuruar dhe, veç kësaj, do t’ju shpërblejë për mirënjohjen tuaj.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë