Sureja El-Xhathije (Të Uluarit — الجاثية) (Ajet 17)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




45 El-Xhathije(الجاثية), Ajet 17

وَآتَيْنَاهُمْ بَيِّنَاتٍ مِنَ الْأَمْرِ ۖ فَمَا اخْتَلَفُوا إِلَّا مِنْ بَعْدِ مَا جَاءَهُمُ الْعِلْمُ بَغْيًا بَيْنَهُمْ ۚ إِنَّ رَبَّكَ يَقْضِي بَيْنَهُمْ يَوْمَ الْقِيَامَةِ فِيمَا كَانُوا فِيهِ يَخْتَلِفُونَ 17 ١٧

dhe, u kemi dhënë argumente të qarta mbi besimin, e ata u përçanë, mu atëherë, kur u erdhi dijenia, pasiqë patën armiqësi në mes tyre. Zoti yt, me siguri, do t’i gjykojë (ata) në Ditën e Kijametit për atë ë ranë në konflikt. (17)

Tefsiri

U dhamë edhe fakte të qarta për çështjet fetare. -

Zoti u dha bijve të Israilit fakte të qarta dhe të padiskutueshme, nëpërmjet të cilave ata mund të dallonin të vërtetën nga e kota dhe të gjenin rrugën e drejtë. Këto fakte u përforcuan më shumë me mrekulli të shumta, që Zoti ua shfaqi atyre në duart e Musait (a.s.). Kështu, të gjitha këto mrekulli dhe argumente të qarta duhej t’i nxisin ata që të bashkoheshin rreth të vërtetës, për të zbatuar porositë e sjella nga profeti i Zotit. Por ata u sollën krejtësisht kundër asaj që pritej dhe që ishte detyrë për ta. Ata filluan të përçaheshin pikërisht rreth asaj të vërtete, siç thotë i Madhëruari:

Por edhe pasi iu dha dituria, ata u përçanë për shkak të zilisë që kishin ndërmjet tyre. -

Dija që iu dhurua atyre duhej t’i bënte që të mos kishin mospajtime, por padrejtësia kundrejt njëri-tjetrit i përçau keq e më keq.

Në Ditën e Kijametit, Zoti yt do të gjykojë mes tyre për çdo gjë që ata kundërshtoheshin. -

Allahu i Lavdëruar do ta qartësojë të vërtetën nga e kota dhe do t’i dallojë mbrojtësit e të vërtetës nga mbrojtësit e të kotës. Gjithashtu, Ai do të zbulojë edhe shkakun që i shtyu ata të përçaheshin, siç është ndjekja e epshit apo diçka tjetër.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë