Sureja El-Xhathije (Të Uluarit — الجاثية) (Ajet 18)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




45 El-Xhathije(الجاثية), Ajet 18

ثُمَّ جَعَلْنَاكَ عَلَىٰ شَرِيعَةٍ مِنَ الْأَمْرِ فَاتَّبِعْهَا وَلَا تَتَّبِعْ أَهْوَاءَ الَّذِينَ لَا يَعْلَمُونَ 18 ١٨

E, pastaj, Ne ty ta kemi bërë një rrugë të drejtë (të mrekullueshme) të fesë, andaj ndiqe atë dhe mos shko pas kënaqësive të atyre që nuk dinë! (18)

Tefsiri

Më pas, Ne të udhëzuam ty në një Ligj të drejtë... -

Kuptimi: Më pas, Ne të dhamë ty një fe të plotë e të mrekullueshme, që udhëzon tek e mira dhe ndalon nga e keqja. Ne të shpallëm një ligj të drejtë, prandaj zbatoje rigorozisht, sepse zbatimi i tij sjell lumturinë e përjetshme, sjell arritjen e çdo të mire dhe shpëtimin nga çdo e keqe, në dynja dhe në ahiret.

...prandaj ndiqe atë e mos ndiq dëshirat e atyre që nuk dinë. -

Kurrë mos iu bind atyre! Synimet e tyre nuk udhëhiqen nga dituria dhe nuk ngrihen sipas saj. Mos paso ata që kundërshtojnë rrugën e profetëve, kushdo qofshin ata! Çdokush apo çdo gjë që fton në kundërshtimin e Zotit dhe profetëve, është kundërshtues i rrugës së drejtë, prandaj nuk duhet ndjekur, qofshin këto edhe dëshirat vetjake.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë