Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
إِنَّهُمْ لَنْ يُغْنُوا عَنْكَ مِنَ اللَّهِ شَيْئًا ۚ وَإِنَّ الظَّالِمِينَ بَعْضُهُمْ أَوْلِيَاءُ بَعْضٍ ۖ وَاللَّهُ وَلِيُّ الْمُتَّقِينَ
Me të vërtetë, ata nuk do të mund të ndihmojnë (ty) asgjë te Perëndia. Padyshim, zullumqarët i ndihmojnë njëri-tjetrit, e Perëndia i mbron ata që i druajnë Atij dhe ruhen nga mëkatet. (19)
Ata nuk mund të të mbrojnë prej Allahut. -
Prej tyre nuk keni ndonjë favor te Zoti. Ata as nuk mund t’ju ndihmojnë për mirë dhe as nuk mund t’ju mbrojnë nga ndonjë e keqe. Edhe nëse ndiqni rrugën e tyre, ata nuk do t’ju trajtojnë si veten. Ju përsëri do të jeni të huaj për ata, sepse ata janë miq dhe aleatë të njëri-tjetrit. Mohimi juaj thjesht ju largon nga Zoti juaj dhe nuk ju sjell asnjë dobi. Ata janë miq e aleatë të njëri-tjetrit, ndërsa Allahu është Mbrojtësi dhe Ndihmëtari i besimtarëve të devotshëm.Keqbërësit janë miq të njëri-tjetrit, kurse Allahu është Mbrojtësi i besimtarëve të devotshëm. -
Allahu i nxjerr besimtarët nga errësirat në dritë, për shkak të devotshmërisë së tyre ndaj Tij. Kjo devotshmëri shprehet me plotësimin e urdhrave, largimin nga haramet dhe ruajtjen të paprekur të kufijve të Allahut, në shenjë dashurie, madhërimi e nënshtrimi ndaj Tij.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë