Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَإِذَا تُتْلَىٰ عَلَيْهِمْ آيَاتُنَا بَيِّنَاتٍ مَا كَانَ حُجَّتَهُمْ إِلَّا أَنْ قَالُوا ائْتُوا بِآبَائِنَا إِنْ كُنْتُمْ صَادِقِينَ
E, kur t’ju tregohen atyre ajetet Tona të qarta, ata nuk kanë tjetër shprehje, pos fjalës së tyre: “Ringjallni të parët tanë, nëse e thoni të vërtetën!” (25)
Kur atyre u lexohen ajetet Tona të qarta
(për ringjalljen), argumentimi i tyre i vetëm është: “Ringjallini prindërit tanë, nëse thoni të vërtetën!” -
Kjo është paturpësia dhe padrejtësia e tyre ndaj Zotit të gjithësisë. Ata pretendojnë që vërtetësia e mesazhit të profetëve mund të pranohet vetëm nëse ata do të sillnin atë shenjë që kërkojnë ata. Me fjalë të tjera, edhe sikur profetët të sillnin çdo lloj shenje të fuqishme, ajo duhet të konsiderohet e pamjaftueshme që ata të besojnë. Kështu pretendojnë ata, por dihet që kjo është thjesht një gënjeshtër, një justifikim për të mohuar të vërtetën. Qëllimi i tyre, siç kuptohet, është thjesht refuzimi i ftesës së profetëve, e jo arritja tek e vërteta.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë