Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
هَٰذَا كِتَابُنَا يَنْطِقُ عَلَيْكُمْ بِالْحَقِّ ۚ إِنَّا كُنَّا نَسْتَنْسِخُ مَا كُنْتُمْ تَعْمَلُونَ
Ky është Libri Ynë që do t’ju tregojë të vërtetën. Na, me të vërtetë, i kemi urdhëruar (engjëjt) që të shkruhen (shënohen) të gjitha ç’keni bërë”. (29)
Ky është Libri Ynë, që dëshmon të vërtetën rreth jush. -
Ky është libri Ynë, të cilin Ne e shpallëm për t’ju qartësuar të vërtetën dhe për t’ju përshkruar drejtësinë që Zoti do të vendosë mes krijesave. Pastaj thotë:Ne kemi urdhëruar të shkruhet gjithçka që ju vepronit. -
Ja ku flitet edhe për librin e veprave. Më pas, i Madhëruari sjell gjykimin e Tij të drejtë në lidhje me dy grupet e njerëzve, sipas trajtimit që ata i kanë bërë librit hyjnor, të shpallur nga Ai, dhe sipas veprave të regjistruara në librin e gjithësecilit. Kështu, i Allahu i Madhëruar thotë:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë