Sureja El-Xhathije (Të Uluarit — الجاثية) (Ajet 30)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




45 El-Xhathije(الجاثية), Ajet 30

فَأَمَّا الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ فَيُدْخِلُهُمْ رَبُّهُمْ فِي رَحْمَتِهِ ۚ ذَٰلِكَ هُوَ الْفَوْزُ الْمُبِينُ 30 ٣٠

E, sa i përket atyre që kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira, ata, do t’i shpie Zoti i tyre në mëshirën e Vet (xhennet). Ky është shpëtim i qartë! (30)

Tefsiri

Për sa u përket atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Zoti i tyre do t’i përfshijë ata në mëshirën e Vet. -

Ata që besojnë me besim të saktë të ndërtuar mbi dituri të saktë dhe të vërtetë nga Zoti dhe veç kësaj e vërtetuan sinqeritetin e besimit të tyre me punë të mira për të cilat nxit ky besim, punë të detyrueshme apo vullnetare e të pëlqyeshme, këta Zoti do t’i fusë në mëshirën e Tij, vendi i të cilës është Xheneti. Mëshira e Zotit është në Xhenet dhe atje, të lumturit, do të përjetojnë çdo mirësi të dhuruar nga mëshira e Allahut të lavdëruar, mirësi e lumturi që do të vazhdojë e pafundme në përjetësi. Aty do të jetojnë një jetë të lumtur dhe të sigurt nga çdo e keqe e shqetësim.

Ky është shpëtimi më i madh. -

Kjo është fitorja, shpëtimi dhe arritja e çdo mirësije. Ai është suksesi i qartë, i dukshëm, madhështor dhe i vërtetë, sukses i cili nëse arrihet nga robi, ose më saktë, nëse i dhurohet robit, atëherë ai ka arritur çdo të mirë dhe ka shpëtuar nga çdo e keqe.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë