Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
قُلْ أَرَأَيْتُمْ إِنْ كَانَ مِنْ عِنْدِ اللَّهِ وَكَفَرْتُمْ بِهِ وَشَهِدَ شَاهِدٌ مِنْ بَنِي إِسْرَائِيلَ عَلَىٰ مِثْلِهِ فَآمَنَ وَاسْتَكْبَرْتُمْ ۖ إِنَّ اللَّهَ لَا يَهْدِي الْقَوْمَ الظَّالِمِينَ
Thuaju (atyre): “Më thuani ju mua se çka do të bëhet me ju nëse Kur’ani është prej Perëndisë, e ju e mohoni, e ka dëshmuar (për të) dikush prej bijve të Israelit në shembullin e tij e besoi, kurse ju u bëtë mendjemëdhenj (nuk besuat)!” Me të vërtetë, Perëndia, nuk e udhëzon (në rrugë të drejtë) popullin zullumqarë. (10)
Thuaju: “Më tregoni se ç’do të bëhet me ju, nëse ai
(Kur'ani)është prej Allahut, kurse ju e mohoni, ndërkohë që një dëshmitar nga bijtë e Israilit dëshmoi për vërtetësinë e tij dhe e besoi, kurse ju tregoheni kryeneçë?!” -Ju e mohoni Kur'anin, por çfarë ndodh nëse ai është libri i Allahut të Madhëruar? Çfarë ndodh, kur për vërtetësinë e tij dëshmojnë më të zgjedhurit dhe më të udhëzuarit nga mesi i ithtarëve të Librit, të cilët kishin patur shumë shenja e fakte për të njohur të vërtetën? Nëse ju e mohoni atë, a nuk është ky krimi më i madh? Nëse mesazhi i sjellë prej meje është në përputhje me mesazhin e të gjithë profetëve, dhe kjo është pranuar nga pasuesit e denjë të profetëve, ndërsa ju nuk doni ta pranoni, a nuk është ky tregues i padrejtësisë, i kufrit, i mendjelehtësisë dhe i injorancës tuaj? Dijeni, atëherë, se me mendjemadhësi dhe me shpërfilljen e fakteve të pamohueshme të sjella nga Zoti, ju nuk keni për ta gjetur kurrë të vërtetën. Allahu i Madhëruar thotë:Allahu nuk i udhëzon në rrugën e shpëtimit njerëzit e padrejtë. -
Prej padrejtësisë është edhe shpërfillja me fodullëk e të vërtetës, pasi të krijohet mundësia ta kuptosh dhe ta pranosh atë.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë