Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَقَالَ الَّذِينَ كَفَرُوا لِلَّذِينَ آمَنُوا لَوْ كَانَ خَيْرًا مَا سَبَقُونَا إِلَيْهِ ۚ وَإِذْ لَمْ يَهْتَدُوا بِهِ فَسَيَقُولُونَ هَٰذَا إِفْكٌ قَدِيمٌ
Dhe, mohuesit thonë për besimtarët: “Sikur të ishte ndonjë e mirë (besimi në Kur’an), ata nuk do të na kishin tejkaluar në këtë”. E, ngase ata nuk u udhëzuan me te në rrugën e drejtë, me siguri do të thonë: “Ky është trillim i lashtë”. (11)
Jobesimtarët thonë për besimtarët:... -
Mohuesit e të vërtetës, të cilët shfaqin armiqësi ndaj ftesës së Zotit, thonë:Sikur të ishte besimi
(ne Muhamedin)ndonjë gjë e mirë, ata
(besimtarët)nuk do ta besonin para nesh. -
Kuptimi: Nëse besimi dhe nënshtrimi ndaj kësaj, që ju e quani Shpallje e Zotit, do të ishte diçka e mirë, nuk do të na kalonte kush në këtë aspekt. Pra, do të ishim ne të parët që do ta përqafonin atë, e jo këta që quhen ‘besimtarë’. Por, kjo është thjesht një mendjemadhësi e shëmtuar nga ana e tyre. E si mund të gjykosh për vërtetësinë apo jo të diçkaje duke u nisur nga fakti se e preferon atë apo jo? Çfarë kriteri qenka ky? Vallë, ata janë më zemërpastërtit, më shpirtkulluarit, më mendjendriturit e më të urtët?! Apo çështja e udhëzimit në rrugën e drejtë është e drejta e tyre ekskluzive?! Jo, kurrsesi nuk është kështu! Këto fjalë janë thjesht ngushëllim dhe justifikime, që ata gjejnë për veten e tyre, për diçka që nuk e arrijnë dot. Ata nuk mund ta gjejnë udhëzimin, sepse u janë përkushtuar epsheve e dëshirave të tyre për këtë dynja, prandaj gjejnë si rrugëzgjidhje që ta shpërfillin dhe ta shajnë atë. Prandaj i Madhëruari thotë:Ata (mosbesimtarët)nuk e pranuan udhëzimin
(e Kur’anit), prandaj thonë: “Ai
(Kur'ani)është një mashtrim i vjetër!”. -
Ky është shkaku i vërtetë që i shtyu ata që të shpërfillin dhe të trillojnë gënjeshtra për të vërtetën. Ata nuk e pranojnë udhëzimin e Shpalljes hyjnore, kështu që nuk ndriçohen me dritën e saj, duke u shpëtuar nga duart, në këtë mënyrë, gjëja më e vyer që dikush mund të synojë. Si rrjedhojë, ata gjejnë si zgjidhje cenimin e madhështisë së Shpalljes, duke thënë se ajo është mashtrim e trillim. Ata shpifin për të, edhe pse ajo është e vërteta, për të cilën nuk duhet të ketë asnjë dyshim dhe pasiguri. Kur'ani është në të njëjtën linjë dhe vërtetues i të gjitha shpalljeve të Zotit të sjella para tij, ndër të cilët është edhe Teurati, libri që Zoti i shpalli Musait (a.s.). I Madhëruari thotë:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë