Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَمِنْ قَبْلِهِ كِتَابُ مُوسَىٰ إِمَامًا وَرَحْمَةً ۚ وَهَٰذَا كِتَابٌ مُصَدِّقٌ لِسَانًا عَرَبِيًّا لِيُنْذِرَ الَّذِينَ ظَلَمُوا وَبُشْرَىٰ لِلْمُحْسِنِينَ
E, para Kur’anit ka ekzistuar Libri i Musait – udhërrëfyes dhe mëshirë. E, ky (Kur’ani), Libër vërtetues (i librave të shpallur) në gjuhën arabe për t’i paralajmëruar ata që bëjnë zullum dhe për t’i sihariquar bamirësit. (12)
Para Kur'anit është shpallur Libri i Musait, si udhërrëfyes dhe mëshirë. ... -
Zoti e bëri Teuratin udhëzim dhe mëshirë, që bijtë e Israilit të gjenin nëpërmjet tij rrugën e udhëzimit dhe të kishin ligjet e jetës dhe të adhurimit. Nëse do ta zbatonin, do të arrinin mirësinë në dynja dhe në ahiret.Kur'ani është një Libër që e vërteton atë
(Teuratin)... - Ky libër është vërtetues dhe miratues i shpalljeve hyjnore të mëparshme. Atë që Kur'ani e dëshmon si të vërtetë, ajo është e vërtetë, sepse ai është në përputhje të plotë me të gjitha shpalljet e tjera të Zotit. Këtë libër Allahu i Madhëruar e shpalli në gjuhën arabe, që kuptimi dhe përfitimi prej tij jenë më të thjeshtë. Po në këtë mënyrë, ai është bërë i thjeshtë për t’u mësuar përmendësh.… dhe është shpallur në gjuhën arabe, për t’u tërhequr vërejtjen atyre që bëjnë gjynahe dhe si lajm i mirë për vepërmirët. -
Allahu i Madhëruar e shpalli Kur'anin që të paralajmërojë ata që i bëjnë padrejtësi vetes duke shkelur e tejkaluar kufijtë e Zotit dhe duke mos iu bindur Atij. Ai i paralajmëron ata për një ndëshkim të rëndë nëse vazhdojnë me padrejtësitë dhe rrugën e tyre të humbjes. Por ky libër u shpall, gjithashtu, edhe që të përgëzojë vepërmirët, të cilët i përkryejnë të gjitha adhurimet e përkushtuara Allahut dhe janë bamirës me krijesat e Allahut. Ata përgëzohen me një shpërblim të madh në dynja dhe në ahiret. Në Kur'an janë treguar qartë veprat nga të cilat duhet të ruhemi dhe veprat që duhet t’i kryejmë.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë