Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
أُولَٰئِكَ الَّذِينَ نَتَقَبَّلُ عَنْهُمْ أَحْسَنَ مَا عَمِلُوا وَنَتَجَاوَزُ عَنْ سَيِّئَاتِهِمْ فِي أَصْحَابِ الْجَنَّةِ ۖ وَعْدَ الصِّدْقِ الَّذِي كَانُوا يُوعَدُونَ
Ata janë të atillë, prej të cilëve Ne i pranojmë veprat e mira të tyre, e i kapërcejmë veprat e tyre të këqia (nuk i dënojmë për to); ata do të jenë banorë të xhennetit; ky është premtimi i vërtetë, që u është premtuar. (16)
Këta janë njerëzit të cilëve Ne ua pranojmë veprat në mënyrën më të mirë... -
Njerëzve që veprojnë kështu, Allahu ua pranon veprat më të mira që kanë bërë në bindje ndaj Tij. Ndërsa për veprat e tyre jo të mira, Allahu i Madhëruar thotë:...ua mbulojmë të këqijat dhe i bëjmë banorë të Xhenetit. -
Allahu ua fal përgjithësisht të këqijat, nëse pendohen sinqerisht për to, dhe i bashkon me banorët e Xhenetit. Kështu, i Madhëruari u dhuron atyre të gjitha të mirat dhe i ruan nga çdo e keqe.Ky është premtimi i vërtetë, që u është dhënë. -
Ky është premtimi i vërtetë nga Allahu, i Cili është më besniku në fjalët e Tij dhe që kurrë nuk i thyen premtimet e Tij.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë