Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
أُولَٰئِكَ الَّذِينَ حَقَّ عَلَيْهِمُ الْقَوْلُ فِي أُمَمٍ قَدْ خَلَتْ مِنْ قَبْلِهِمْ مِنَ الْجِنِّ وَالْإِنْسِ ۖ إِنَّهُمْ كَانُوا خَاسِرِينَ
Ata janë prej atyre, ndaj të cilëve është plotësuar Fjala (e dënimit) mbi popujt: xhindët dhe njerëzit që kanë qenë para tyre, sepse ata, me të vërtetë, janë shkatërruar. (18)
Këta janë ata njerëz, kundër të cilëve u përmbush Fjala
(e dënimit)sikurse u veprua me popujt e xhindeve dhe të njerëzve që kaluan para tyre... -
Për njerëzit që bëjnë të tilla gjëra do të ekzekutohet patjetër vendimi për ndëshkim. Edhe ata do të futen mes popujve të tjerë me njerëz e xhindë, të cilët kanë mohuar të vërtetën. Edhe ata do të ndëshkohen bashkë me turmën e madhe të të devijuarve e të humburve....Të gjithë ata ishin të humbur. -
Dështimi është humbja e tërë pasurisë së njeriut. Kur humbet gjithçka, atëherë nuk flitet e nuk mendohet më për fitim. Ata nuk e meritojnë mirësinë e Zotit, sepse e kanë shpërdoruar mundësinë për t’u pajisur me iman, që është pasuria kryesore e njeriut. Kështu, atyre u ikin nga duart të gjitha mirësitë dhe nuk mund të shpëtojnë nga dënimi i dhembshëm në zjarrin e Xhehenemit.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë