Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
قَالَ إِنَّمَا الْعِلْمُ عِنْدَ اللَّهِ وَأُبَلِّغُكُمْ مَا أُرْسِلْتُ بِهِ وَلَٰكِنِّي أَرَاكُمْ قَوْمًا تَجْهَلُونَ
Ai u tha (atyre): “Vetëm te Perëndia është dijenia e (dënimit), e unë vetëm u lajmëroj juve me atë që jam dërguar, por unë po shoh se jeni popull i zhytur në injorancë”. (23)
Ai tha: “Dijeninë për të e ka vetëm Allahu. Unë thjesht ju kumtoj atë për të cilën jam dërguar.” -
Është Allahu i Madhëruar, Ai që ka në dorë të gjitha çështjet. Ai ka edhe diturinë për gjithçka. Është Ai që e sjell ndëshkimin për ju, nëse dëshiron. Ndërsa unë, si çdo profet tjetër, kam për detyrë veçse përcjelljen e qartë të së vërtetës dhe mesazhit të Zotit.“Megjithatë, po shoh se qenkeni njerëz krejt pa dije!” -
Ky qe shpjegimi i veprimeve të paturpshme dhe të nxituara të tyre. Ata guxuan të refuzonin të vërtetën e Zotit dhe, në formë sfide, të kërkonin përshpejtimin e ndëshkimit të Tij. Prandaj i Plotfuqishmi lëshoi kundër tyre ndëshkimin e rëndë: një furtunë, e cila i shkatërroi tërësisht. Të mjerët, kur panë në qiell renë e ndëshkimit që po afrohej, nuk ua mori mendja se çfarë ishte, për shkak të mendjemadhësisë që i karakterizonte!Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë