Sureja El-Ahkaf (Rërat e Lakuara — الأحقاف) (Ajet 27)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




46 El-Ahkaf(الأحقاف), Ajet 27

وَلَقَدْ أَهْلَكْنَا مَا حَوْلَكُمْ مِنَ الْقُرَىٰ وَصَرَّفْنَا الْآيَاتِ لَعَلَّهُمْ يَرْجِعُونَ 27 ٢٧

Me të vërtetë, Ne i kemi shkatërruar vendbanimet për rreth jush, e madje edhe u kemi shpjeguar atyre, (në mënyra ta ndryshme) argumentet Tona, për t’u kthyer ata (prej mohimit). (27)

Tefsiri

Ne kemi shkatërruar qytete përreth jush edhe më parë, duke ua shpjeguar fillimisht Shpalljen Tonë ... -

Duke paralajmëruar arabët, por edhe çdo popull tjetër, Allahu i Madhëruar u kujton shkatërrimin e popujve të mëparshëm, që kishin mohuar profetët, popuj të cilët jetonin rreth e rrotull vendbanimeve të arabëve. Madje, shumë prej tyre jetonin në Gadishullin Arabik, si populli i Adit, i Themudit e të tjerë. Por para se t’i shkatërronte, Allahu i Madhëruar u solli një larmi shenjash dhe mrekullish, dhe të gjitha këto me një qëllim:

...që ata të mund të ktheheshin

(në rrugën e drejtë). - Kjo u bë me qëllimin që ata t’i largoheshin rrugës së kufrit, rrugës së mohimit të profetëve dhe shpalljeve të Zotit. Por kur ata nuk e bënë këtë, Allahu i ndëshkoi, ashtu siç di të ndëshkojë i Plotfuqishmi, dhe atyre nuk u erdhën në ndihmë idhujt, që ata i adhuronin krahas Allahut. I Madhëruari thotë:

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë