Sureja El-Ahkaf (Rërat e Lakuara — الأحقاف) (Ajet 28)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




46 El-Ahkaf(الأحقاف), Ajet 28

فَلَوْلَا نَصَرَهُمُ الَّذِينَ اتَّخَذُوا مِنْ دُونِ اللَّهِ قُرْبَانًا آلِهَةً ۖ بَلْ ضَلُّوا عَنْهُمْ ۚ وَذَٰلِكَ إِفْكُهُمْ وَمَا كَانُوا يَفْتَرُونَ 28 ٢٨

E, përse ata (idhujt) nuk u ndihmuan atyre, të cilët i kanë marrë, pos Perëndisë, për afrues (ndërmjetësues) te Perëndia? Por, ata nuk ekzistuan. Këto ishin vetëm gënjeshtrat e tyre dhe ato që shpifnin. (28)

Tefsiri

Përse nuk u erdhën në ndihmë idhujt, të cilët i adhuronin veç Allahut dhe u përkushtonin flijime? -

Kuptimi: Për t’iu afruar idhujve, ata i adhuronin e u kushtonin flijime, duke shpresuar ndihmë dhe begati prej tyre. Përse, atëherë, nuk u ndihmuan?!

Idhujt nuk kanë për t'iu përgjigjur

(kurrë)

atyre. Ata

(idhujt)

janë veçse sajesa dhe mashtrime të tyre. -

Idhujt nuk u përgjigjen atyre, duke mos i mbrojtur dot nga dënimi në ahiret, ashtu sikurse edhe në dynja nuk kanë asnjë mundësi për t’i ndihmuar. Çdo gjë është nën pushtetin e Allahut. Idhujt janë thjesht sajime të politeistëve, me të cilët ata gënjejnë veten dhe justifikojnë mosbesimin e tyre. Ata e ushqejnë veten me ëndrra të pabaza, duke pandehur se janë në të vërtetën dhe se adhurimet që ua përkushtojnë idhujve do t’u bëjnë dobi e do t’i shpëtojnë. Por këto iluzione e shpresa të kota tashmë u shuhen dhe shkatërrohen njëherë dhe përgjithmonë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë