Sureja El-Ahkaf (Rërat e Lakuara — الأحقاف) (Ajet 31)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




46 El-Ahkaf(الأحقاف), Ajet 31

يَا قَوْمَنَا أَجِيبُوا دَاعِيَ اللَّهِ وَآمِنُوا بِهِ يَغْفِرْ لَكُمْ مِنْ ذُنُوبِكُمْ وَيُجِرْكُمْ مِنْ عَذَابٍ أَلِيمٍ 31 ٣١

O populli ynë, përgjigjuni ju grishtarit të Perëndisë dhe besoni Atij! Ai do t’ua falë disa mëkate tuaja dhe do t’ju shpëtojë prej dënimit të dhembshëm. (31)

Tefsiri

“O populli ynë! Përgjigjjuni thirrësit të Allahut dhe besojini atij!” -

Bindjuni atij që ju fton në adhurimin e Allahut si Një të vetëm dhe që nuk ka asnjë interes personal ndaj jush. Ai thjesht ju fton që të lidheni fort me Zotin tuaj dhe të arrini shpërblimin që fal bujaria e Tij. Ai ju thërret që të fitoni të mirat dhe të largoni nga vetja të gjitha të këqijat e ligësitë.

“Allahu ju fal gjynahet dhe ju shpëton prej ndëshkimit të dhembshëm.” -

Nëse Allahu ju fal gjynahet, të cilët janë shkaktarë të shumë sprovave, dhe nëse ju shpëtoni nga ndëshkimi i dhembshëm, atëherë mbetet të vijnë veç të mirat dhe lumturia e përjetshme. Ky është shpërblimi për këdo që i përgjigjet ftuesit të Allahut për në rrugën e drejtë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë