Sureja El-Ahkaf (Rërat e Lakuara — الأحقاف) (Ajet 34)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




46 El-Ahkaf(الأحقاف), Ajet 34

وَيَوْمَ يُعْرَضُ الَّذِينَ كَفَرُوا عَلَى النَّارِ أَلَيْسَ هَٰذَا بِالْحَقِّ ۖ قَالُوا بَلَىٰ وَرَبِّنَا ۚ قَالَ فَذُوقُوا الْعَذَابَ بِمَا كُنْتُمْ تَكْفُرُونَ 34 ٣٤

(Kujtoju) Ditën kur ata që kanë mohuar do t’i ekspozohen zjarrit (e u thuhet atyre): “Vallë, a nuk është kjo e vërtetë?” Ata, thonë: “Po, pasha Zotin tonë!” Ai do t’ju thotë (atyre): “E, pra, shijoni dënimin për mohimin që keni bërë!” (34)

Tefsiri

Ditën kur jobesimtarët të përballen me Zjarrin, ... -

Allahu i Madhëruar na njofton për gjendjen e tmerrshme dhe të shëmtuar të qafirëve kur përballen me Zjarrin dhe dënimin, të cilin nuk e besonin se do të ndodhte dhe madje talleshin me ata që i këshillonin për t’u ruajtur prej tij. Atyre do t’u shtohet dëshpërimi dhe dhimbja kur t’u thuhet:

do t'u thuhet: “A nuk është ky

(Zjarr që po shihni)

i vërtetë?!” -

Kuptimi: Si ju duket ky dënim, të cilin e merrnit për tallje? A e besoni tani, që e shihni dhe e vuani me gjithë qenien tuaj?!

Ata do të thonë: “Po, për Zotin tonë!” -

Kështu i pranojnë ata gjynahet dhe krimet e tyre. Kështu del në pah edhe mashtrimi i tyre. Atëherë u thuhet:

Atëherë do t’u thuhet: “Vuani dënimin që e merituat për shkak të mohimit tuaj!” -

Ky ndëshkim nuk do t’ju ndahet kurrë. Ashtu sikurse mohimi juaj i të vërtetës në jetën e dynjasë ishte i përhershëm nga ana juaj, ashtu do të jetë edhe ndëshkimi juaj në ahiret. Në vijim, Allahu i Madhëruar e porosit Profetin e Tij që të tregojë durim ndaj mundimeve dhe fyerjeve që i bëjnë mohuesit dhe armiqtë e të vërtetës, si edhe të mos reshtë së ftuari në rrugën e Tij. Ai e porosit, gjithashtu, që të marrë shembull durimin e profetëve më të zgjedhur dhe të dalluar, të krijesave më të përkryera dhe më të mira.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë