Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَمَنْ أَضَلُّ مِمَّنْ يَدْعُو مِنْ دُونِ اللَّهِ مَنْ لَا يَسْتَجِيبُ لَهُ إِلَىٰ يَوْمِ الْقِيَامَةِ وَهُمْ عَنْ دُعَائِهِمْ غَافِلُونَ
Kush është më i humbur se ata, të cilët, pos Perëndisë, u luten atyre të cilët nuk mund t’u përgjigjen deri në Ditën e Kijametit, e ata janë të pakujdesshëm ndaj lutjes së tyre. (5)
Kush është më i humbur se ata të cilët, në vend të Allahut, u luten atyre që nuk mund t’u përgjigjen
(edhe sikur t'u luten)deri në Kijamet?! -
Ata kurrë nuk kanë për t’iu përgjigjur ndonjë lutjeje të tyre, deri në përfundimin e kësaj dynjaje. Ata nuk mund t’u sjellin adhuruesve të tyre asnjë dobi. Madje, sikurse thotë i Madhëruari:Ata janë të paditur
(e të pafuqishëm t'u përgjigjen)për lutjet e tyre. -
Ata as që i dëgjojnë lutjet që u drejtohen dhe aq më pak, t’u përgjigjen atyre. Kjo është gjendja e idhujve në jetën e dynjasë. Ndërsa në ahiret, idhujt do të distancohen nga idhujtaria dhe nga idhujtarët, sikurse thotë i Madhëruari më pas:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë