Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
ذَٰلِكَ بِأَنَّ اللَّهَ مَوْلَى الَّذِينَ آمَنُوا وَأَنَّ الْكَافِرِينَ لَا مَوْلَىٰ لَهُمْ
Kjo është (ngase) Perëndia është mbojtës i atyre që besojnë – dhe, meqë, me të vërtetë, për mohuesit nuk ka mbrojtës (ndihmës). (11)
Allahu është Miku i atyre që besojnë ... -
Allahu i Gjithëmëshirshëm përkujdeset për besimtarët, duke i nxjerrë ata nga errësirat në dritë. Ai kujdeset për ta duke u dhuruar sukses në çdo çështje dhe shpërblimin më të mirë për çdo vepër të bërë prej tyre.... kurse për jobesimtarët nuk ka miq. -
Ata që mohojnë dhe refuzojnë përkujdesjen e posaçme të Allahut ia kanë mbyllur vetes portën e mëshirës së Tij. Për këta të mjerë nuk ka udhëzues, që mund t’i drejtojë në rrugën e paqes, ashtu siç nuk kanë ndonjë që mund t’i shpëtojë nga dënimi i Zotit. Miqtë e tyre, të cilëve ata u kanë besuar çështjet e tyre, janë idhujt dhe gjithçka që adhurohet veç Allahut. Miku i tyre është Shejtani, i cili i nxjerr ata nga drita, për t’i humbur tërësisht mes errësirave. Këta do të jenë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë