Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
طَاعَةٌ وَقَوْلٌ مَعْرُوفٌ ۚ فَإِذَا عَزَمَ الْأَمْرُ فَلَوْ صَدَقُوا اللَّهَ لَكَانَ خَيْرًا لَهُمْ
përulja dhe fjala e mirë! E, kur, madje është caktuar dispozita e luftës, më mirë do të ishte për ta, (atëherë) të jenë të sinqertë ndaj Perëndisë. (21)
Më të volitshme për ta do të ishin bindja dhe fjala e mirë! -
Është më mirë për ta që t’i zbatojnë me korrektësi urdhrat aktualë dhe të mos kërkojnë urdhra të tjerë, me të cilët Zoti nuk i ka ngarkuar. Le të grumbullojnë dhe shpenzojnë të gjitha fuqitë e tyre në zbatimin e porosive, që tashmë i kanë marrë. Më mirë të mos nxitohen, duke kërkuar nga Allahu detyrime, që ndoshta do ta kenë të vështirë t’i plotësojnë. Le të kënaqen me faljen dhe mëshirën e Allahut të Madhëruar, me lehtësinë dhe thjeshtësinë e gjithçkaje që Ai ofron.Por, kur merret vendimi
(për luftë), do të ishte më mirë për ata që të jenë besnikë ndaj Allahut. -
Kur t’u vijë nga Allahu urdhri i prerë për të luftuar, është më mirë të tregohen të sinqertë në kërkimin e ndihmës dhe forcës nga Allahu për përmbushjen e urdhrit të Tij, por edhe duke dhënë maksimumin e mundësive të tyre. Kjo është më mirë për ta, sesa ta kërkojnë vetë zbritjen e urdhrit për luftë. Kjo ka arsyet e veta, disa prej të cilave do t’i rendisim më poshtë:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë