Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
E, vallë ndoshta edhe ju (hipokritët) sikur të vinit në pushtet, do të bënit ngatërresa (zullum) në Tokë dhe do t’i shkatërronit lidhjet farefisnore?! (22)
Tefsiri
Nëse ju i ktheni shpinën besimit, atëherë prej jush nuk pritet gjë tjetër, veç të përhapni shkatërrimin në Tokë dhe të ndërprisni lidhjet farefisnore. -Pra, dy janë mundësitë: ose përkushtim ndaj Allahut, që sjell vetëm mirësi, mbarësi dhe sukses, ose mosbindje ndaj Allahut, pas së cilës vjen degjenerimi, veprat e këqija, padrejtësitë dhe shkëputjet e lidhjeve farefisnore.
Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë