Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
أُولَٰئِكَ الَّذِينَ لَعَنَهُمُ اللَّهُ فَأَصَمَّهُمْ وَأَعْمَىٰ أَبْصَارَهُمْ
Këta janë ata, të cilët i ka mallkuar Perëndia dhe i ka bërë të shurdhër (ndaj së vërtetës) dhe ua ka verbuar sytë (për të parë rrugën e vërtetë). (23)
Këta janë ata të cilët Allahu i ka mallkuar, ... -
Ata të cilët refuzojnë t’i binden Allahut, bëjnë gjynahe, shkatërrojnë në tokë dhe ndërpresin lidhjet farefisnore, Allahu i Madhëruar i ka mallkuar, duke i larguar nga mëshira e Tij. Këta meritojnë zemërimin dhe dënimin e Allahut.... i ka bërë të shurdhër dhe ua ka verbuar shikimin ... -
Allahu i Madhëruar i ka bërë që të mos e dëgjojnë as ta shikojnë atë gjë që u bën dobi. Ata e kanë shqisën e të dëgjuarit, por nuk marrin vesh e të binden. Ata e kanë edhe shqisën e të shikuarit, por nuk e përdorin për të parë shenjat e Allahut. Ata as nuk ua hedhin sytë Shpalljes së Zotit dhe argumenteve të qarta që Ai ka vendosur në gjithësi dhe në vetet tona.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë