Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
وَلَوْ نَشَاءُ لَأَرَيْنَاكَهُمْ فَلَعَرَفْتَهُمْ بِسِيمَاهُمْ ۚ وَلَتَعْرِفَنَّهُمْ فِي لَحْنِ الْقَوْلِ ۚ وَاللَّهُ يَعْلَمُ أَعْمَالَكُمْ
E, sikur të donim, Ne do t’i tregonim ty ata, e ti me siguri, do t’i njihje ata, sipas shenjave të tyre (të fytyrës). Por, ti do t’i njohësh ata sipas mënyrës së shprehjes së tyre, e Perëndia i di veprat tuaja. (30)
Po të donim, Ne do të mundësonim t'i shihje ata
(hipokritë), dhe pastaj, me siguri, do t’i njihje nga shenjat e tyre. -
Do t’i njihje nga shenjat e tyre, që janë si vragat e dallueshme në fytyrë.Ti do t’i njohësh ata përmes fjalëve të tyre. -
Ajo që fshihet brenda zemrave të tyre do të dalë në shesh nëpërmjet fjalëve, që do t’u shpëtojnë nga goja. Gjuha është zëdhënësja e zemrës: nëpërmjet saj shfaqet e mira dhe e keqja që fshihet në të.Allahu i di mirë veprat tuaja. -
Për këto vepra, Ai do t’ju shpërblejë me drejtësi. Pastaj në ajet flitet për sprovën më të madhe mbi robërit e Allahut, për xhihadin në rrugën e Tij:Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë