Sureja Muhammed (Muhamedi — محمد) (Ajet 31)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




47 Muhammed(محمد), Ajet 31

وَلَنَبْلُوَنَّكُمْ حَتَّىٰ نَعْلَمَ الْمُجَاهِدِينَ مِنْكُمْ وَالصَّابِرِينَ وَنَبْلُوَ أَخْبَارَكُمْ 31 ٣١

Ne do t’ju vëmë në sprovë juve, përderisa t’i njohim në thelb ata të cilët prej jush luftojnë (në rrugën e drejtë) dhe durojnë (mundimin), si dhe për t’i vërtetuar lajmet për veprat tuaja. (31)

Tefsiri

Ne do t’ju sprovojmë, me qëllim që të dalin në pah luftëtarët nga mesi juaj dhe durimtarët. Ne kemi për t’ju vënë në provë

(për sinqeritetin)

në veprat tuaja. -

Allahu do të vërë në provë besimin tuaj, në mënyrë që të spikasin qartë ata që luftojnë sinqerisht dhe durojnë në rrugën e Tij. Ata që e zbatojnë urdhrin dhe luftojnë për të lartësuar fenë e Allahut, ata janë besimtarë të vërtetë. Ndërsa ata që ngurrojnë në këtë drejtim, e bëjnë për shkak të mangësisë në besimin e tyre.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë