Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.
ذَٰلِكَ بِأَنَّ الَّذِينَ كَفَرُوا اتَّبَعُوا الْبَاطِلَ وَأَنَّ الَّذِينَ آمَنُوا اتَّبَعُوا الْحَقَّ مِنْ رَبِّهِمْ ۚ كَذَٰلِكَ يَضْرِبُ اللَّهُ لِلنَّاسِ أَمْثَالَهُمْ
meqë, ata që kanë mohuar mbështeten në të pavërtetën, kurse besimtarët mbështeten në të Vërtetën e Zotit të tyre. Kështu Perëndia ua sjell njerëve shembujt e tyre. (3)
Kjo, sepse ata që nuk besojnë ndjekin të pavërtetën, ndërsa ata që besojnë ndjekin të Vërtetën që ka ardhur prej Zotit të tyre. -
Ata e ndjekin të vërtetën duke respektuar dy parime të saj: sinqeritetin ndaj të Adhuruarit, duke e kryer çdo vepër vetëm për Të, dhe, së dyti, duke patur sigurinë e plotë se kjo e vërtetë është prej Zotit dhe se çdo shpërblim i premtuar nga i Madhëruari do të jepet. E vërteta iu dhurua nga Zoti i tyre, i Cili kujdeset gjithmonë që ata ta duan të vërtetën dhe ta pasojnë atë. Nëse ata e përqafojnë të vërtetën e sjellë nga Zoti i tyre, Ai ua rregullon të gjitha çështjet. Me qëllimin e sinqertë për hir të Allahut, që është i Përjetshëm dhe i Vërtetë, veprat e tyre janë pranueshme dhe të shpërblyeshme nga Ai. Ky shpërblim do të jetë pa masë, i mrekullueshëm dhe i përjetshëm.Kështu ua sjell Allahu shembujt njerëzve. -
Allahu i Madhëruar i përshkroi edhe të mirët, edhe të këqijtë me cilësitë e tyre, në mënyrë që çdokush të jetë i qartë se cilit grup do t’i përkasë, me veprat që do të kryejë.Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë