Sureja El-Feth (Fitorja — الفتح) (Ajet 17)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




48 El-Feth(الفتح), Ajet 17

لَيْسَ عَلَى الْأَعْمَىٰ حَرَجٌ وَلَا عَلَى الْأَعْرَجِ حَرَجٌ وَلَا عَلَى الْمَرِيضِ حَرَجٌ ۗ وَمَنْ يُطِعِ اللَّهَ وَرَسُولَهُ يُدْخِلْهُ جَنَّاتٍ تَجْرِي مِنْ تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ ۖ وَمَنْ يَتَوَلَّ يُعَذِّبْهُ عَذَابًا أَلِيمًا 17 ١٧

Nuk është mëkat për të verbëtin, as për të çalin as të sëmurin (që të mugnojë nga ekspedita luftarake), e kush i përulet Perëndisë dhe Pejgamberit të Tij, Ai e shpie në xhenete, nëpër të cilat rrjedhin lumenjtë, e atë që shmanget, do ta ndëshkojë me dënim të dhembshëm. (17)

Tefsiri

Por nuk marrin gjynah të verbrit, të çalët e të sëmurët. -

Për këto grupe sociale nuk ka gjynah nëse nuk marrin pjesë në xhihad, për arsye të pamundësi-së dhe paaftësisë së tyre fizike.

Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, Ai do ta fusë në kopshtet e Xhenetit, ku rrjedhin lumenj. ... -

Ata që i binden Allahut dhe të Dërguarit të Tij, duke përmbushur urdhëresat e tyre, Allahu do t’i fusë në kopshtet e Xhenetit, në të cilët rrjedhin lumenj. Atje do të kenë gjithçka që ua dëshiron shpirti dhe që ua kënaq sytë.

...E kush kthen shpinën, Ai do ta ndëshkojë me një dënim të dhembshëm. -

Ndërsa ata që i kthejnë shpinën bindjes ndaj Zotit dhe Profetit të Tij, i Madhëruari ka për t’i ndëshkuar me një dënim të dhembshëm. Lumturia është e lidhur me bindjen ndaj Allahut dhe Profetit, ndërsa dëshpërimi është rezultat i drejtpërdrejtë i kundërshtimit të tyre.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë