Sureja El-Feth (Fitorja — الفتح) (Ajet 19)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




48 El-Feth(الفتح), Ajet 19

وَمَغَانِمَ كَثِيرَةً يَأْخُذُونَهَا ۗ وَكَانَ اللَّهُ عَزِيزًا حَكِيمًا 19 ١٩

dhe me plaçkën (pasurinë e zënë në luftë) e madhe që do ta fitojnë. Perëndia është i Plotëfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm. (19)

Tefsiri

...dhe i përgëzoi me një fitore të afërt, edhe me një plaçkë (lufte) të madhe, që do ta fitojnë. -

Ky ishte çlirimi i Hajberit, ku morën pjesë vetëm ata të Besëlidhjes së Kënaqësisë. Ata ishin të vetmit që përfituan nga plaçka e luftës së Hajberit, si shpërblim për bindjen ndaj Allahut dhe Profetit të Tij. Ata zbatuan atë që kënaqte Zotin, dhe Zoti i kënaqi me ato gjëra që ua dëshironte zemra.

Allahu është Ngadhënjimtari dhe i Urti. -

Allahu është Ngadhënjimtari, i Plotfuqishmi, i Cili ka nënshtruar gjithçka me pushtetin e Tij. Nëse do të dëshironte Ai, në çdo përplasje e luftë do t’i mposhte qafirët dhe do t’ua jepte fitoren besimtarëve, por Ai është i Urtë, prandaj i sprovon besimtarët dhe qafirët me njëri-tjetrin.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë