Sureja El-Feth (Fitorja — الفتح) (Ajet 23)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




48 El-Feth(الفتح), Ajet 23

سُنَّةَ اللَّهِ الَّتِي قَدْ خَلَتْ مِنْ قَبْلُ ۖ وَلَنْ تَجِدَ لِسُنَّةِ اللَّهِ تَبْدِيلًا 23 ٢٣

(Kjo është) dispozita e Perëndisë që ka qenë edhe më parë, e ti, kurrsesi, nuk mund të gjesh ndryshime në dispozitën e Perëndisë. (23)

Tefsiri
Nëse jobesimtarët ju hapin luftë, do të jenë ata që do të sprapsen, pa mundur të gjejnë më pas as mbrojtës e as ndihmëtarë. I tillë ka qenë ligji i Allahut edhe më herët. Në ligjin e Allahut nuk ke për të gjetur ndryshime. -

Këtu është premtimi i Allahut të Madhëruar për adhuruesit e Tij besimtarë: fitore kundër armiqve të tyre qafirë. Edhe sikur qafirët të nisin ndonjë luftë me besimtarët, ata do të tërhiqen, duke mos gjetur pastaj as mbrojtës, as ndihmëtarë. Ata nuk kanë për të gjetur ndonjë mik, që të marrë përsipër të mbrojë kauzën e tyre, dhe as aleatë që t’i ndihmojnë për fitoren në luftën e tyre. Përkundrazi, ata do të mposhten dhe do të zbrapsen. Ky ka qenë ligji i Allahut edhe në popujt e mëparshëm: “Ushtria dhe luftëtarët e Allahut janë gjithmonë fitimtarët.” Ky rregull i Allahut nuk ka për të ndryshuar kurrë.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë