Sureja El-Feth (Fitorja — الفتح) (Ajet 28)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




48 El-Feth(الفتح), Ajet 28

هُوَ الَّذِي أَرْسَلَ رَسُولَهُ بِالْهُدَىٰ وَدِينِ الْحَقِّ لِيُظْهِرَهُ عَلَى الدِّينِ كُلِّهِ ۚ وَكَفَىٰ بِاللَّهِ شَهِيدًا 28 ٢٨

Ai e ka dërguar Pejgamberin e Vet me Udhëzim (në rrugë të drejtë) he fenë e vërtetë, për ta ngritur mbi të gjitha fetë. E, Perëndia është dëshmitar i mjaftueshëm! (28)

Tefsiri
Është Ai që e dërgoi Profetin e Tij me udhëzim të plotë dhe me fenë e vërtetë, që të triumfojë mbi çdo fé. Mjafton Allahu si dëshmitar. -

Allahu i Madhëruar e dërgoi Profetin e Tij me dy dhurata të mrekullueshme:- El Huda, e cila është dituria e saktë, e vërtetë dhe e dobishme, e cila të ndriçon rrugën dhe të nxjerr nga errësira në dritë. Ajo të bën të dallosh rrugën e mirësisë nga rrugët e ligësisë.- Dinul Hak, që është feja e vërtetë dhe e drejtë. Kjo fe udhëzon në drejtësi, bamirësi dhe mëshirë. Kjo fe ndërtohet nga veprat e mira, pastron zemrat, përsos shpirtrat dhe edukon virtytet e larta. Allahu i Madhëruar e bëri me gjithë këto mirësi, që të triumfojë mbi çdo fé tjetër. Ajo do t’i nënshtrojë të gjitha besimet e tjera, me të vërtetën e saj, me forcën e argumentit dhe me forcën e shpatës.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë