Sureja El-Feth (Fitorja — الفتح) (Ajet 2)

Përdorni mjetin e kërkimit më poshtë për të parë një ose më shumë ajete të zgjedhura nga një sure specifike, së bashku me përkthimin e tyre në gjuhën tuaj të zgjedhur.




48 El-Feth(الفتح), Ajet 2

لِيَغْفِرَ لَكَ اللَّهُ مَا تَقَدَّمَ مِنْ ذَنْبِكَ وَمَا تَأَخَّرَ وَيُتِمَّ نِعْمَتَهُ عَلَيْكَ وَيَهْدِيَكَ صِرَاطًا مُسْتَقِيمًا 2 ٢

për t’i falur ty Perëndia gabimet e mëparshme dhe të ardhshme, për ta plotësuar dhuntinë e Vet ndaj teje dhe për të udhëzuar ty në rrugën e drejtë, (2)

Tefsiri

... që Allahu të t’i falë gabimet e kaluara dhe ato të mëvonshme, ... -

Kjo erdhi - dhe Allahu e di më mirë - për shkak të veprave të shumta në bindje ndaj Allahut dhe për shkak të masës së madhe të njerëzve që përqafuan fenë e Tij. Gjithashtu, ndodhi edhe për shkak të pranimit nga ana e Profetit (a.s.) të kushteve të mekasve, gjë e cila kërkonte një durim të hekurt, të cilin e kanë veçse më të zgjedhurit e profetëve të Zotit. Fakti që Allahu i Madhëruar ia fali Profetit (a.s.) të gjitha gabimet, të shkuarat dhe të ardhmet, është një nga privilegjet më të mëdha që i janë dhuruar Muhamedit (a.s.). Përveç kësaj:

... ta plotësojë mirësinë e Tij ndaj teje ... -

Kuptimi: Të plotësojë mirësinë e Tij ndaj teje, duke ngritur lart fenë tënde, duke të dhënë epërsi mbi armiqtë dhe duke e përhapur fjalën tënde gjerësisht.

... dhe të të udhëzojë në rrugë të drejtë. ... -

Nëpërmjet këtij udhëzimi, Allahu i Madhëruar ju mundëson që të arrini lumturinë e përjetshme, duke fituar çdo të mirë dhe duke shpëtuar nga çdo e keqe.

Përndryshe, mund të përdorni funksionin e kërkimit të zgjuar më poshtë